image Peci: Do të bëhet kompenzimin i dëmeve në bujqësi

Prodhime Vendore

Peci: Do të bëhet kompenzimin i dëmeve në bujqësi

news image

Ministri Faton Peci ka njoftuar se dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut, do të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai njoftoi se sot ka vizituar Komunën e Gjakovës së bashku me zv/ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, për të parë më nga afër dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Peci tha se në kuadër të kësaj vizite, takoi edhe kryetarin Ardian Gjini, i cili e njoftoi me të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut si dhe me ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve.

“Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompenzimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompenzohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse”, shkroi Peci në Facebook.

Ai tutje njoftoi se në muajin nëntor, do të fillojnë ekzekutimin e pagesave për dëmet në bujqësi për vitin 2022.

/GazetaSinjali/