image Kaq do të jenë grantet për bujqit dhe blegtorët kosovarë në vitin 2022

Financa

Kaq do të jenë grantet për bujqit dhe blegtorët kosovarë në vitin 2022

news image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka prezantuar sot masat mbështetëse që janë përfshirë në kuadër të programit për Zhvillim Rural, për pagesa direkte në vlerë prej 500 mijë euro.

Në një konferencë për medie, Peci tha se programi për Zhvillim Rural, ofron mundësi për fermerë dhe grupet lokale në tërë territorin.

“Sot po bëjmë prezantimin e programit të zhvillimit rural për aprovimit për pagesa direkte ku kemi venë 500 milion euro. Programi për zhvillim rural ofron mundësi për fermerë dhe grupet lokale në tërë territorin. Programi ka për qëllim përkrahjen e fermerëve të rinj për të përmirësuar zinxhirin e vlerës. Mbrojtja e burimeve natyrore dhe mjedisore duke arritur burimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Programi për vitin 2022 ka buxhet 26.3 milion euro. Jemi duke punuar ne sigurimin e marrëveshje për fonde shtesë”, tha Peci.

Mes tjerash, ministri Peci shtoi se nga ky program fermerët do të përfitojnë 13 milion euro.

“Programi përfshinë këto masa: Investime në asete fizike 13 milion euro, fermerët përfitojnë investime ferma, modernizmin e ndërtesave, objekteve, rritjen e sipërfaqeve me pemë. Sa i përket masës 3 investimet në asete dhe prodhime bujqësore, fermerët përfitojnë në përpunimin e qumështit, të mishit, pemëve dhe perimeve e verës. Masa 7 diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve. Përmes kësaj mase do të përmirësohen aktivitet turistike rurale dhe bujqësore. Prodhimi i deleve 300 mijë euro. Kjo masë përfshinë 13 milion euro”, tha ai.

/GazetaSinjali/