image Peci njofton se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një institucion të rëndësishëm në Iowa

Politikë

Peci njofton se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një institucion të rëndësishëm në Iowa

news image

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci po vazhdon të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Peci thotë se sot janë hedhur hapat e parë drejtë një bashkëpunimi Kosovë-SHBA në sektorin e bujqësisë.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një institucion të rëndësishëm në Iowa.

Në kuadër të vizitës sime në Iowa, kam nderin dhe kënaqësinë që përmes Memorandumit të Bashkëpunimit që nënshkruam sot së bashku me Ann Marie VanderZanden, përfaqsuesen e Programeve Akademike në Universitetin e Shtetëror të Iowës, hodhëm hapin e parë drejtë një bashkëpunimi të mirëfilltë me qëllim avancimin e sektorit të bujqësisë”, ka shkruar Peci.

Ai tha se Iowa është një ndër shembujt kryesorë në botë për zhvillimin e bujqësisë.

Duke pasur parasysh që Iowa jo vetëm në SHBA por edhe në të gjithë botën është një ndër shembujt kryesorë për zhvillimin e bujqësisë, nënshkrimi i këtij memorandumi do të ketë impakt pozitiv për bujqësinë në Kosovë pasi që përmes projekteve konkrete do të adaptohen qëllimet strategjike duke i kontribuuar zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe jo vetëm”, shtoi ai.

Tutje, Peci tha se shkëmbimi i eksperiencave me ekspertë të këtij Universiteti do ta lehtësojë avancimin e sektorit përmes praktikave më të mira bujqësore të Iowës.

/GazetaSinjali/