image Murati: Me 230 milionë euro i kemi mbështetur qytetarët për rritjen e çmimeve

Financa

Murati: Me 230 milionë euro i kemi mbështetur qytetarët për rritjen e çmimeve

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot gjatë seancës e cila po mbahet në Kuvend, ka thënë se Qeveria është duke punuar për qytetarët në lidhje me krizën e çmimeve që është duke ndodhur tani jo vetëm në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij ai ka theksuar se për tre-katër muajt e fundit Qeveria i ka ndarë 230 milionë euro për t’i mbështetur qytetarët.

I kemi ndarë 120 milionë euro për subvencionimin e rrymës, 45 milion euro janë ndarë për subvencionimin e familjeve, 25 milionë euro shtesë janë dhënë për pensionistët. Ndërsa, dhjetë milionë euro janë ndarë për subvencionimin e skemave të asistencës sociale dhe për rritjen e rezervave shtetërore“, tha ministri Murati.

Murati po ashtu tha se 20 milionë euro janë ndarë për subvencionet në bujqësi. 

/GazetaSinjali/