image PDK thumbon VV-në për takimin me prezencën e shteteve të QUINT-it: Janë ndryshe kur janë në zor

Kosovë

PDK thumbon VV-në për takimin me prezencën e shteteve të QUINT-it: Janë ndryshe kur janë në zor

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar takimin që pritet të mbahet në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së me shtetet e Quintit, ku tha se Vetëvendosja në të kaluarën nuk ka pasur një qëndrim miqësor me këto shtete që e kanë ndihmuar Kosovën.

Hamza deklaroi se LVV ka pasur një fjalor dhe një gjuhë të papranueshme ndaj ambasadorëve dhe ambasadave të vendeve mike të Kosovës, e ky ndryshim tash sipas tij është nga zori.

Ai tha se është vonuar në krijimin e institucioneve dhe se vendi është duke paguar faturën për këtë vonesë.

“Nuk është larg kur partia e parë nuk ka pasur një qëndrim miqësor në raport me vendet të cilat e kanë ndihmuar shumë Kosovën, për më tepër ka pasur edhe një fjalor dhe një gjuhë të papranueshme edhe ndaj ambasadorëve dhe ambasadave të vendeve mike në Kosovë. Tash është një ndryshim, po është një ndryshim kur janë në zor. Sidoqoftë ne urojmë që sa më shpejt vendi t’i ketë institucionet e veta, por të hysh në një raport, në një bashkëpunim mbi të gjitha dhe para së gjithash duhet të ekzistojë besimi dhe jo mosbesimi dhe mos respekti reciprok, e pastaj në mënyrë të imponuar deri tek një marrëveshje”, tha Hamza.

Sot në orën 17:00 pritet të mbahet takimi në mes VV-së dhe LDK-së me shtetet e Quintit