image PDK thërret përsëri konferencë për media

Kosovë

PDK thërret përsëri konferencë për media

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë përsëri konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo parti është bërë e ditur se konferenca që do të mbahet në ora 17:30, është lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Partia Demokratike e Kosovës mban sot në ora 17:30 konferencë për media  lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Konferenca mbahet në selinë qendrore të PDK-së”, është bërë e ditur nga PDK.

Sot nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një konference për media ftoi qytetarët e komunave të Kosovës, të cilët janë në balotazh, të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Çitaku tha se sot është ditë vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të këtyre komunave. /Gazeta Sinjali/