Nga 38 komuna sa ka Kosova, në 21 prej tyre qytetarët sot zgjedhin kryetarin e ri.
Në këtë rund zgjedhjesh, Lëvizja Vetëvendosje garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna.
Kurse Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate, Lista Serbe dhe GI SNS garojnë në nga një komunë.