image PDK kërkon që qeveria të zbatojë Ligjin për Rimëkëmbje: Të ekzekutohen 200 milionë euro për sektorin privat

Financa

PDK kërkon që qeveria të zbatojë Ligjin për Rimëkëmbje: Të ekzekutohen 200 milionë euro për sektorin privat

news image

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të bëjë ekzekutimin e 200 milionë eurove për sektorin privat, mjete të cilat janë paraparë të ndahen me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, Hamza tha se subvencionimi i pagave dhe qirave për lokalet që pësuan nga masat e reja nuk është i mjaftueshëm.

“Nuk e ka obligim vetëm qiranë dhe pagesat e punëtorëve. Është kërkesë e jona, ne do të jemi shumë kërkues që të zbatohet ligji, që këto 200 milionë euro të kalojnë në biznes dhe qarkullim, ndërsa 30 milionë euro të ndahen për të punësuarit që kanë humbur punën për shkak të pandemisë”, tha ai para gazetarëve.

Hamza ka kritikuar qeverinë që nuk ka siguruar ende vaksina të reja antiCOVID, përpos kontigjentit të parë që ishte donacion.

“Nëse mjetet janë brenda buxhetit, pse ne nuk kemi kontratë me një kompani serioze për sigurimin e vaksinës. Paret brenda buxhetit të Kosovës, kontrata nuk kemi, vaksina nuk kemi…Është situatë serioze, edhe më serioze e bën mbyllja, sidomos në aspektin ekonomik, duke pasur mirëkuptim për aspektin shëndetësor”, tha ai, referuar deklaratës së ministrit të Shëndetësisë që ka buxhet të mjaftueshëm për blerjen e vaksinave./Gazeta Sinjali/