image Murati: Ministria e Financave do t'i mbulojë qiratë dhe pagat e punëtorëve për gastronominë - Sinjali

Murati: Ministria e Financave do t’i mbulojë qiratë dhe pagat e punëtorëve për gastronominë

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë mbajtur konferencë për media.

Murati tha se Ministria e Financave ka vendosur që të mbulojë shpenzimet fikse të qirave dhe pagave të punëtorëve të atyre sektorëve që ndikohen pas masave të reja kundër COVID-19.

“Nuk është vendim për të shpenzu mjete shtësë, por marrë parasysh situatën ekonomike, ne jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë vendimeve të Qeverisë sepse jetët e njerzëve janë të rëndësishme. Kemi bërë të pamundurën që shëndeti ekonomik të mos dëmtohet. Masat për të mbështutur bizneset që preken nga vendimi. Kemi taku përfaqësuesit e këtyre sektorëve, mbështetja nuk do mungojë. Masat konkrete do vijnë ditëve në vijim. Shpenzimet fikse, qiratë dhe pagat e punëtorëve. Prioritet do të jetë që të ruhet shëndeti ekonomik dhe vendet e punës. Shumë shpejt do dalim me masat konkrete, do takojmë edhe përfaqësuesit e këtyre sektorëve. Për çdo sektor do ketë dizajnim më specifik”, tha Murati. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin