Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin në vetëm një orë e gjysmë e lëvizjes së qytetarëve në kohë të pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Vendim në Kushtetuese e dërgoi deputetja e kësaj partie Besa Ismaili.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në një orë e gjysmë hyri në fuqi më 15 prill./Gazeta Sinjali/