image Lëvizja e qytetarëve në Kosovë lejohet vetëm për një orë e gjysmë në ditë

Kosovë

Konferencë/ Lëvizja e qytetarëve në Kosovë lejohet vetëm për një orë e gjysmë në ditë

news image

Minstri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paraqitur masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Nga data 15 prill 2020, nga ora 06:00 e mëngjesit, ndalohet lëvizja e personave fizik jashtë shtëpive dhe banesave.

Qarkullimi i personave fizik do të bëhet vetëm një herë në ditë, për një orë e gjysmë.

Për personat mbi moshën 16 vjecare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë.

‘’Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjec në prani të kujdestarit. ‘’, tha ndër të tjera Vitia.

Po ashtu, personave mbi moshën 65 vjeçare u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç, në raste emergjente./Gazeta Sinjali/