image PDK: Deklaratat e Shkelzen Gashit përfaqësojnë qëndrimet e Kurtit dhe Vetëvendosjes

Kosovë

Reagim/ PDK: Deklaratat e Shkelzen Gashit përfaqësojnë qëndrimet e Kurtit dhe Vetëvendosjes

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyçi, i cili ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së, ka thënë sot në një konferencë për media se deklaratat e Shkelzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në ikje Albin Kurti kundër luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, përfaqësojnë mendimin dhe diskursin e lidershipit të VV-së të cilët tash e sa vite kanë kanë njollosur dhe shpifur ndaj gjithë luftëtarëve të lirisë.

Ai tha se deklaratat e Shkelzen Gashit nuk janë as rast i veçantë, as aksidentale e as rastësore.

“Kjo është veç përpjekja e radhës e kësaj force politike për të denigruar luftën e lavdishme çlimtare të Kosovës dhe ushtarët e saj. Gjatë pak javëve kemi dëgjuar Kurtin në seancë e shkarkimit që t’i quante mercenarë veteranët meqënëse shteti përkujdesej për ta”, ka thënë Bytyçi.

Ai tha se Grupi Parlamentar i PDK do të kërkojë që Kuvendi të miratojë shumë shpejt ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

“Qëllimi i këtij projektligji është që të bëj të obligueshëm institucionalisht mbrojtjen, respektimin dhe promovimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një ndër kapitujt më të lavdishëm të historisë së popullit tonë”, tha Bytyçi./Gazeta Sinjali/