Kosova, edhe në këtë vit pati pavilonin e saj në Bienalën e Venedikut.
Artisti Alban Muja, solli projektin e tij që të rikthen në histori duke bërë thirrje që të mos harrohet e kaluara.
Përmes tri videoinstalcioneve ai solli një retrospektivë të tri ngjarjeve që kanë ndodhur 20 vite më parë, e që përveç se janë histori personale, zbërthejnë edhe memorien kolektive duke vënë në pyetje edhe ndikimin që kanë imazhet dhe mbulimi medial, sidomos gjatë luftërave dhe konflikteve.
E duket se punimi i artistit që i jepte zë refugjatëve shqiptarë të 1999-tës është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.
Faqja artsy në vlerësimin e 10 paviloneve më interesante të kësaj Bienale ka zgjedhur edhe atë të Kosovës me historitë e rrëfyera. /Gazeta Sinjali/