Futbollisti i njohur francez Paul Pogba, i është bashkuar solidarizimit që po vjen nga e gjithë bota për shtetin e Shqipërisë, pasi u prek nga tërmetet e fuqishme ditën e djeshme.
Pogba përmes një postimi në rrjetin social Twitter, u ka bërë thirrje ndjekësve të luten për Shqipërinë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Lutuni për botën, lutuni për Shqipërinë“, ka shkruar ai në gjuhën angleze.
Numri i viktimave ka shkuar në 30 nga tërmetet e fuqishme që goditën dje shtetin e Shqipërisë./Gazeta Sinjali/