image Patentat e Shqipërisë do të njihen edhe në Itali

Shqipëri

Patentat e Shqipërisë do të njihen edhe në Itali

news image

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka së bashku me Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, kanë nënshkruar marrëveshjen “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas kësaj marrëveshjeje, patent shoferët e Shqipërisë do të njihen edhe në Itali, kurse nënshkrimi i sotëm do të pasohet nga përfundimi i procedurave të brendshme ligjore të secilës palë, deri në botimin në Fletoren Zyrtare.

“Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët”, tha ministrja Xhaçka pas takimit, në Romë./Gazeta Sinjali/