Pas ekipit me 160 zjarrfikës, Italia ka dërguar në Shqipëri edhe një ekip mjekësh për t’u ardhur në ndihmë personave të lënduar nga tërmeti i së martës.
Ekipi i mjekëve ka mbërritur pak pas mesditës në Rinas bashkë me pajiset mjekësorë të specializuara për raste emergjencash.
Ata janë nisur menjëherë drejt zonave të prekura nga tërmeti.