image Pasi Serbia karantinoi komunat veriore të Kosovës, Vitia dhe Qalaj i drejtohen publikut përmes një konference

Kosovë

Njoftim/ Pasi Serbia karantinoi komunat veriore të Kosovës, Vitia dhe Qalaj i drejtohen publikut përmes një konference

news image

Pas situatës së fundit me karantinimin e komunave veriore të Kosovës, duket se gjithçka do të sqarohet me anë të një konference për media.

Nga Ministria e Shëndetësisë është konfirmuar se do të ketë konferencë për media.

Konferenca fillon në ora 19:45, ku do të flasin ministri Arben Vitia dhe drejtori i policisë, Rashit Qalaj.

“Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj do të mbajnë sonte më 4 prill 2020 konferencë për media lidhur me Covid-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar ekspluzivisht se me vendim të Serbisë, dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi./GazetaSinjali/