image Pasi iu mor shiriti i kapitenit, vjen një tjetër lajm i keq për Xhakën

Futboll

Futboll/ Pasi iu mor shiriti i kapitenit, vjen një tjetër lajm i keq për Xhakën

news image

Arsenali raportohet se po mendon ta largojë Granit Xhakën në janar, pasi Unai Emery refuzoi ta pranonte se mesfushori do të luante përsëri për klubin.

Xhakës i është marrë shiriti i kapitenit nga Emery dhe tani e tutje Pierre-Emerick Aubamyeang do të jetë kapiteni i parë, pas incidentit të kosovarit kundër Crystal Palace.

Kuptohet se Xhaka kishte shpresuar se do të riftohej në skuadër nga Emery, por ai nuk është përfshirë fare në skuadrën e Europa Leagues.

View image on Twitter

Sidoqoftë, hezitimi i spanjollit për ta konfirmuar se lojtari do të luajë përsëri për klubin ka nxitur shumë spekulime dhe “Mirror” raporton se ai mund të largohet në janar.

I pyetur nëse Xhaka do të luajë për Arsenalin përsëri, Emery tha: “E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të shtunën.

“Duhet të marrim disa vendime… fokusi im është në ndeshjen e nesërme. Ai është lojtari ynë dhe ne e respektojmë”, ka deklaruar Emery./Gazeta Sinjali/