Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, nesër pritet të publikojë këngën e radhës e cila do të shoqërohet me videoklip.
Kënga mban titullin “Amanet mos m’harro” dhe do të publikohet nesër në ora 17:00.
“Nesër ora 17:00 i dashuri publik kënga Amanet mos m’harro”, ka shkruar Labi në Instagram.
Ndryshe, kjo është kënga e parë e këngëtarit nga Ferizaji, prej kur ai nuk arriti të fitojë votat e duhura për të marrë postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
“Faleminderit për ditet e mira” është kënga e fundit nga Labinot Tahiri, këngë kjo e cila ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube./GazetaSinjali/