Kandidatët për kryetarë të Prishtinës që kanë shkuar në raundin e dytë të zgjedhjeve gjatë ditës së sotme janë përshëndetur me njëri-tjetrin në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje është Arben Vitia dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama.
Këta të dy kanë votuar në të njëjtën kohë në ora 09:00 të mëngjesit.
Po ashtu u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë./GazetaSinjali/