Pas vonesës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe ata të LVV-së, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë një fotografi para ulëseve të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për vonesën pas 20 minuta pauzë, vërejtjen ua ka tërhequr edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Konjufca tha se është mirë me ju përmbajt minutave të pauzës, teksa shtoi se tash ministrat janë në sallë por deputetët jo.
“Thamë 20 minuta është mirë që me ju përmbajt atyre. Tash ministrat i kemi nuk është mirë mos me i pas deputetët”, ka thënë ai.
“Vetëm 22 deputetë i kemi në seancë për momentin na nevojitet një përgjegjësi më e lartë e deputetëve”, tha më tutje Konjufca. /GazetaSinjali/