image Pas vendimit të KQZ-së, mësohet se kur pritet të fillojë rinumërimi për 530 vendvotimet

Kosovë

Rinumërimi/ Pas vendimit të KQZ-së, mësohet se kur pritet të fillojë rinumërimi për 530 vendvotimet

news image

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot në orën 16:00 do të fillojë rinumërimi i 530 vendvotimeve për të cilat u vendos sot.

“Rinumërimi i 530 vendvotimeve, për të cilat vendosi KQZ-ja, do të fillojë sot (e enjte, 17 tetor) në orën 16:00”, ka njoftuar Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve a mbështetur pesë rekomandimet e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve për rinumërimin e plotë të 530 kutive të votimit për shkak të manipulimeve të ndryshme nga komisionerë të subjekteve politike e në bazë të të dhënave të auditimit të publikuar nga QNR-ja në 530 vendvotime të rinumërohen votat.

Arsye për këtë vendim janë një numër i parregullësive të natyrave të ndryshme të evidentuara nga QNR, njofton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/