image Pas tre vitesh në arrati, kapet nga Policia në Istog

Siguri

Pas tre vitesh në arrati, kapet nga Policia në Istog

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në fshatin Drejë të Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet ka mësuar se personi i arrestuar para tre viteve ishte dënuar me burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Vjedhje”.

Mirëpo, i njëjti pas këtij vendimi, tash e tre vite ishte në arrati./Gazeta Sinjali/