Pas tre ditësh të mbyllura si pasojë e të ftohtit polar, shkollat në Shqipëri janë rihapur ditën e sotme.
Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar mjaft probleme në vend, që nga bllokimi i rrugëve e deri te ngricat në sistemin ujësjellës.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi që mungesa e ngrohjes në shkolla të ishte i vetmi shkak për pezullimin e mësimit, pasi sipas saj ka pasur një sërë faktorësh që çuan në marrjen e këtij vendimi, njofton abcnews.
Nga ministria e Arsimit është bërë e ditur se orët e humbura do të zëvendësohen por nuk është dhënë një datë konkrete se kur do të realizohen.