image Pas tërmetit në Shqipëri, sizmologi Ormeni: Nuk ka arsye për panik

Pas tërmetit në Shqipëri, sizmologi Ormeni: Nuk ka arsye për panik

news image

Sizmologu i njohur, Rrapo Ormeni thotë se lëkundja e sotme e tërmetit është normale dhe nuk ka vend për panik.

Ormeni tregon se tërmeti i sotëm është ndjerë më shumë sepse ka qenë më i cekët, transmeton Gazeta Sinjali.

“Është një tërmet që ka rënë në veri të Durrësit me një magnitudë 4.2 rihter dhe intensitet me epiqendër mbi 5 ballë. Është një tërmet i asaj serie që vazhdojnë. Nuk është shqetësues, por është pak më i cekët dhe është më i ndjeshëm. Atë që kanë rënë në janar dhe shkurt kanë qenë me magnitudë deri 4.9 që janë shumë më të mëdhenj. Ka një aktivizim, por siç ndodh zakonisht. Pas tërmeteve të forta siç ishte ai i 26 nëntorit vazhdojnë për një periudhë të gjatë, gjashtë muaj ose më shumë dhe herë pas here ka të tilla. Nuk është problem fare”, tha ai për Panorama Online. /Gazeta Sinjali/.