Derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit la një përfundim aspak të këndshëm.
Portieri i Ballkanit u sulmua nga disa tifozë gjilanas në fund të ndeshjes, çka bëri që portieri të dërgohej për në ambulancë dhe ndeshja më pas të ndërpritej, shkruan Sinjali Sport.
Pas këtij incidenti, ka reaguar edhe tifozëria therandase “Xhebrailat”.
“Xhebrailat” kanë shkruar se ky gjest nuk i ka hije asnjë tifozërie, sidomos atyre që i kanë mirëpritur në Suharekë.
Më poshtë e shihni statusin e plotë të tyre.