image Pas Shqipërisë edhe Polonia ndihmon Italinë, dërgon 15 mjekë për të luftuar Covid-19

Botë

Shëndetësi/ Pas Shqipërisë edhe Polonia ndihmon Italinë, dërgon 15 mjekë për të luftuar Covid-19

news image

Pas Shqipërisë e Kinës, me Italinë janë solidarizuar edhe vende të tjera të Europës. 

Ditën e sotme, Polonia ka bërë me dije se po dërgon një ekip prej 15 mjekësh në Itali, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në spitalet e Breshias.

Mjekët janë nisur me një helikopter ushtarak dhe do të mbërrijnë sot në aeroportin e Bergamos dhe misioni financohet plotësisht nga Instituti Mjekësor Ushtarak Polak, sipas Giornale di Brescia.

Lajmi është përshëndetuar edhe ambasada polake në Romë.

“Polonia mbetet në anën e Italisë edhe në këtë betejë, siç ka qenë gjithmonë në histori. Duke dërguar mjekët e saj, Polonia dëshiron t’i japë mbështetje konkrete personelit shëndetësor italian, të cilët janë  rraskapitur nga fluksi i punës. Fryma e sakrificës së madhe me të cilën mjekët italianë po përballen meriton respektin më të madh duke u bërë një shembull për të gjithë Evropën. Ne duhet të rrinë së bashku,” thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Gazeta Sinjali/