Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur me vezë.
Pamjet e shpërndara në rrjete sociale, tregojnë Macron duke kaluar nëpër një turmë, ndërsa veza i hidhet kokës, pas një fjalimi të mbajtur në një mikpritjeje në Lyon.
Për fat të mirë veza nuk shpërtheu.
Lyon Mag raporton se një i ri u arrestua nga shërbimi i sigurisë pasi hodhi vezën dhe bërtiti “rroftë revolucioni”.
Videon mund ta shikoni këtu.