image Haliti i PDK-së: Kurti dha urdhër që Dërguti të më gjuante me vezë në kuvend, ajo nuk pranoi

Politikë

Haliti i PDK-së: Kurti dha urdhër që Dërguti të më gjuante me vezë në kuvend, ajo nuk pranoi

news image

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte urdhëruar që ai të sulmohej me vezë gjatë seancës kur po votohej demarkacioni me Malin e Zi.

Sipas tij, për ta kryer një sulm të tillë Kurti e kishte urdhëruar ish-nënkryetaren e kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti, por kjo e fundit nuk e kishte dëgjuar.

Haliti madje është pyetur nëse do të hakmerret edhe ndaj Kurtit, i cili e kishte gjuajtur me ujë dhe vezë.

“As që kam mendu me ja kthy najherë. Bile bile unë kam dalë edhe kundër procesit kundër tyre që ka qenë”, ka thënë Haliti në Klan Kosova./Gazeta Sinjali/