image Le Pen goditet me breshëri vezësh, rrethohet menjëherë nga sigurimi (VIDEO)

Evropë

Le Pen goditet me breshëri vezësh, rrethohet menjëherë nga sigurimi (VIDEO)

news image

Ish-kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen është gjendur në një situatë të sikletshme.

Ajo është sulmuar me vezë në mes të qytetit të Saint-Amand-les-Waters (Veri).

Mediet franceze shkruajnë se Le Pen ishte duke ecur në trotuar kur u shënjestrua nga një breshëri vezësh.

Shumë shpejt, shërbimi i saj i sigurisë e rrethoi për ta mbrojtur nga çdo “predhë” tjetër. Më pas, ajo u shoqërua brenda ambienteve të Guillaume Florquin, ku mundi të vinte në vete, shkruan abcnews.

Autori është ende i panjohur, ndërsa Le Pen nuk ka folur për sulmin.

/GazetaSinjali/