Pas shkarkimit nga Barcelona, Ernesto Valverde u “zhduk” nga sytë e medieve.
Dhe si duket, përveq medieve, Valverde i ka ikur edhe futbollit në përgjithësi.
Pasi u rikthye në “San Mames” për të marrë pjesë në një forum në Bilbao, Valverde tregoi se e ka shikuar vetëm një ndeshje futbolli gjatë këtij muaji.
“S’kam shikuar shumë futboll këtë muaj. Ndeshja e vetme që shikova ishte ajo ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Barcelonës në “Copa del Rey”.
Si pasardhës i Valverdes në krye të Barcelonës erdhi Quique Setien./Gazeta Sinjali/