image Pas rihapjes, Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim me rëndësi për udhëtarët

Kosovë

Pas rihapjes, Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim me rëndësi për udhëtarët

news image

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar udhëtarët se nuk ka rregullave strikte në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga aeroporti, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë thënë se porti i vetëm ajror i Republikës së Kosovës, vazhdon të funksionojë me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe vazhdon të pranoj udhëtarët si me shtetësi Kosovare, poashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar (me dokumentacion të huaj).

“Për më tej, lusim të gjithë ata që presin dhe përcjellin familjarë në aeroport, të paraqiten vetëm një nga të afërmit, meqenëse po shkaktohet tollovi në hyrje dhe poashtu në dalje të terminalit, duke penguar në këtë mënyrë mbarëvajtjen e operimeve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Postimi i plotë:

NJOFTIM I RENDESISHEM!

Njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, nuk ka restriksione në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre.

Porti i vetëm ajror i Republikës së Kosovës, vazhdon të funksionoj me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe vazhdon të pranoj udhëtarët si me shtetësi Kosovare, poashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar (me dokumentacion të huaj).

Për më tej, lusim të gjithë ata që presin dhe përcjellin familjarë në aeroport, të paraqiten vetëm një nga të afërmit, meqenëse po shkaktohet tollovi në hyrje dhe poashtu në dalje të terminalit, duke penguar në këtë mënyrë mbarëvajtjen e operimeve.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!/Gazeta Sinjali/