image Pas paralajmërimit për vërshime, AME kërkon ngritje të nivelit të gatishmërisë reaguese

Sociale

Pas paralajmërimit për vërshime, AME kërkon ngritje të nivelit të gatishmërisë reaguese

news image

Pas paralajmërimit për reshje të shtuara të shiut nga pasditja e sotme deri të mërkurën dhe mundësinë e vërshimeve, Agjencia e Menaxhimit Emergjent kërkon ngritjen e nivelit të gatishmërisë reaguese, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, thuhet se mbështetur në njoftimin paralajmërues nga IHMK-së, Sektorit të Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike, duke filluar nga pasditja e datës 25 deri më 27 shtator 2022, pritet të ketë reshje të shtuara shiu, si pasojë mundë të përballemi me vërshime të shpejta në zona dhe komuna të cekura në dokumentin e bashkëngjitur paralajmërimit.

Më tej AME kërkon vëmendje ku sipas praktikës së deritanishme, mbështetur në dispozitat e Ligjit Nr. 04/L–049 për Zjarrfikje dhe Shpëtim , neni 11 paragrafi 5 si dhe Ligjin për Mbrojte nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera Nr. 04 /L–027.

“Ju rikujtojmë nevojën e ngritjes e nivelit të gatishmërisë, si përgatitjes së kapacitetit reagues :pajisjeve teknike dhe mbajtjes së gatishmërisë reaguese të Njësive tuaja në nivel te duhur, për të mundësuar reagim të shpejtë dhe efikas në rastet e vërshimeve të mundshme, për kërkim shpëtim, dhe sipas nevojës dhe kërkesave tjera të paraqitura” për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë komunitetit të rrezikuar”, thonë nga AME.

Ky institucion udhëzon të mbani komunikim të vazhdueshëm për situatën me Qendrat Operative Emergjente -QOE 112, AME, përmes të cilave përcillni kërkesat eventuale për mbështetje qeveritare zonave të goditura”, thonë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

/GazetaSinjali/