Një incident me fatalitet ndodhi të shtunën mbrëma në një pompë të benzinës në Lucern të Zvicërs.
Rreth orës 19:30 mbrëmë, policia mori informatë për një incident në një pompë të benzinës, ku pas një përleshje mes disa personave, një 20-vjeçar nga Kosova mbeti i vdekur, shkruan 20minuten.
Policia e kantonit të Lucernit konfirmojë incidentin në të cilin ka vdekur një person. Sipas policisë, të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në parkun industrial Schäracher në Geuensee.
Sipas gjetjeve të para të policisë, në konflikt janë përdorur edhe objekte të ndryshme.
Një 20-vjeçar kosovar mbet i vdekur në këtë përleshje ndërsa disa persona të tjerë u dërguan në spitale, disa me lëndime të rënda.
Në këtë përleshje ishin të përfshirë disa persona nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Ndërsa rasti është ende nën hetime.