Studentja nga Kosova, Donika Nikollbibaj, ka vdekur në Itali. E ndjera po merrte rrugën për në vendlindje derisa ka pësuar aksident.
Lajmin e bëri të ditur Kolë Krasniqi, i cili është daja i të ndjerës.
Krasniqi tha se Nikollbibaj i kishte përfunduar studimet në Universitetin e Veronës.
“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy“, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.