Nënkryetaret e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, janë fotografuar ne hollin e Kuvendit, në krah me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalcionin qeverisës mes VV-së dhe LDK-së, deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, ka postuar në rrjetin e saj social në Facebook këtë fotografi, ku është shprehur e kënaqur me arritjen e marrëveshjes.
Pas konferencës, deputetet janë parë të lumtura me fotografinë e postuar nga Kollçaku me përshkrimin urues: “Na priftë e mbara’’. /Gazeta Sinjali/