image Pas mesnate gjuajnë me armë zjarri nga Golf 2-shi dhe ikin, Policia gjen pesë gëzhoja në vendin e ngjarjes në Pejë

Siguri

Pas mesnate gjuajnë me armë zjarri nga Golf 2-shi dhe ikin, Policia gjen pesë gëzhoja në vendin e ngjarjes në Pejë

news image

Banorëve të rrugës ‘Mic Sokoli’ në Pejë iu prish terezia mbrëmë rreth orës 02:00. Kjo pasi që në atë zonë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se sipas hetimeve të para dyshohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër, gjatë kohës që po lëviznin me një veturë të tipit Golf 2.

Nga e gjithë ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje që të kapin personat e dyshuar dhe të zbardhin rrethanat se si ndodhi ngjarja.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë gjetur pesë gëzhoja të armës e cila dyshohet se u përdor në rast.

Po ashtu është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që të hapet rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ , ndërsa veprime të tjera ligjore do të merren posa të kapen personat e dyshuar.

/GazetaSinjali/