image Pas LVV-së flet Haziri: Nuk do të lejojmë kapjen e re të shtetit

Kosovë

Reagim/ Pas LVV-së flet Haziri: Nuk do të lejojmë kapjen e re të shtetit

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij ka qenë gjithmonë gardiane e demokracisë, sado fragjile të ketë qenë ajo.

Haziri më tutje ka thënë se nuk do të lejohet që çkapja e shtetit të zëvendësohet me kapjen e re e shtetit.

“LDK ka qenë gjithmonë gardiane e kësaj demokracie, sado fragjile që është. Të jeni të sigurtë se çkapja e shtetit, që është bërë si politike populliste në Kosovë, nuk ka me u leju me u zëvendësu me kapjen e re të shtetit”, ka shkruar Haziri.

Ky reagim i Hazirit vjen pas deklaratave të nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi, i cili ka paralajmëruar zhbërjen e të gjitha konkurseve dhe avancimeve gjatë tranzicionit qeverisës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.647629998610736/3380695668637475/?type=3&theater