image Pas Kurtit, edhe Liburn Aliu heq dorë nga premtimet për bashkim të Kosovës me Shqipërinë

Politikë

Pas Kurtit, edhe Liburn Aliu heq dorë nga premtimet për bashkim të Kosovës me Shqipërinë

news image

Pas kryeministrit Albin Kurtit, edhe Liburn Aliu heq dorë nga premtimet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Një nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, tash ministër, Liburn Aliu, gjithmonë ka qenë i zëshëm se do të mundësohet referendumi për bashkimin mes Kosovës e Shqipërisë. Kjo sipas tij, do të bëhej kur ta marrin pushtetin.

Por, pasi erdhën në pushtet, njëjtë si shefi, edhe Aliu ndërroi mendje. Ai tash thotë se bashkimi duhet të ndodhë në mënyrë të natyrshme.

Ministri Liburn Aliu ka zgjedhur festën kombëtare të 28 nëntorit për të treguar se Vetëvendosje në pushtet nuk do të ndërmarrë asnjë veprim politik për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ne po punojmë që bashkimi me Shqipërinë të ndodh në mënyrë të natyrshme. Tash kufijtë kanë qenë artificial që na kanë ndarë”, ka thënë Ali.

Mirëpo në tetor të vitit 2019, Aliu kishte thënë se kanë ideale për bashkimin mes Kosovës e Shqipërisë.

“Ne nuk jemi pajtuar me Plani i Ahtisarit, me Kushtetutën e Kosovës dhe ne synojmë që këto të ndryshohen.  Kemi ideale bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Deklarata e Aliut vjen vetëm 10 ditë pasi edhe shefi i tij në parti dhe qeveri, Albin Kurti tregoi hapur se nuk do të bënte asgjë për organizimin e referendumit për bashkim me Shqipërinë. Ai la të kuptohej se priste që të tjerët ta organizonin atë.

Duke folur për referendumin e bashkimit me Shqipërinë, Kurti kishte folur jo si një organizator apo inicues i tij, por si një votues i zakonshëm në një referendum.

/GazetaSinjali/