image Pas konfirmimit të tri rasteve të reja me koronavirus në Prizren, reagon kryetari i komunës

Kosovë

Pandemia/ Pas konfirmimit të tri rasteve të reja me koronavirus në Prizren, reagon kryetari i komunës

news image

Para pas minutave në Kosovë, janë konfirmuar edhe 33 raste me koronavirus, prej tyre tre janë nga Prizreni.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Ai ka thënë se ekipet e emergjencës do të konstatojnë numrin e kontakteve të rasteve të reja me Covid-19, dhe të gjithë do të intervistohen e testohen.

“Ekipet do të konstatojnë numrin e kontakteve të rasteve të reja me COVID-19 dhe të gjithë do të intervistohen dhe do të testohen. Ata që kanë ndonjë simptom duhet të vetizolohen dhe të kërkojnë ndihmën nëpërmjet telefonit në numrin 194 ose 038 200 80 800”, ka shkruar Haskuka në profilin zyrtar në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se ata që kanë ndonjë simptomë duhet të izolohen./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/922689814869196?__xts__[0]=68.ARC4UDmFxDw3IsG8DftP4Vlq1z_cvNdFLBsb9tWEcX9V04D0iosZ4h9tYwB-F_kP2I70iwgyUX7euww6MMCE4NK4b3XmMMgKlQuXCtlRLuhr-4PWIJ81Os_EN2B_py41Pd06IHfQChG-XSJmqsFWgoPbpV-5G5XYQ25bbxqtuaKuZTUn4-mkqS4EPJWo0scFwQmyjDQyC8K_k1aRQEuLFk57lklGViwC7iR1nY41xlj90qmFW1oB1TZ-NxK0h_TdQ4KIXfHbxSOSoDqwAIymbyahaOTYd9CEc4WyqyutPFkQkBZ8Cvl62_Nlki1eMmvE3tLvS51tPVatlllzAmzuOw&__tn__=-R