image Pas koncertit në Mitrovicë, Unikkatil do të këndojë edhe në këtë qytet

Pas koncertit në Mitrovicë, Unikkatil do të këndojë edhe në këtë qytet

news image

Vetëm pak ditë më parë, Unikkatil performoi në Mitrovicë duke u rikthyer me një koncert në Kosovë pas shtatë vitesh nga hera e fundit kur ia kishte dalë të mbushte stadiumin e Prishtinës në vitin 2012.

Por, duket se reperi i cili u përfol se do e përmbyllë karrierën, jo vetëm që nuk do e bëjë një gjë të tillë, mirëpo ka vendosur të jetë në nivelin e kolegëve të tij – duke performuar jo më vetëm në stadiume dhe koncerte të rralla, mirëpo edhe në klube.

Në rrjete sociale, po qarkullon një poster, i konfirmuar edhe në faqen zyrtare të Transit Club në Pejë për një performancë të reperit në këtë klub me datë 9 Gusht duke pasuar Ledrin me 7 Gusht dhe Azet me 8. Madje është bërë i ditur edhe çmimi i biletave që për femra është 15 euro kurse për meshkuj 25.

Prive.al ka kontaktuar stafin e klubit në fjalë të cilët e kanë konfirmuar lajmin. ‘Po është e vërtetë’ – kanë deklaruar stafi i klubit.

Një zhvillim i tillë, i paprecedentë ka habitur fansat që nuk prisnin një tjetër ngjitje në skenë të reperit për periudhë kaq të shkurtër kohore nga hera e fundit.