image Pas katër muajsh në arrati, bie në pranga të Policisë i dyshuari për drogë në Prizren

Siguri

Pas katër muajsh në arrati, bie në pranga të Policisë i dyshuari për drogë në Prizren

news image

I riu nga Prizreni që qëndroi në arrati për muaj të tërë, pasi dyshohet për posedim të drogës, më në fund ka rënë në prangat e Policisë. Bëhet fjalë për rastin e 1 dhjetorit 2021, kur njësia Antidrogë e Policisë konfiskoi rreth 1 kilogramë marihuanë, në lagjen “Durmish Asllan”.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që u prangos si i dyshuar për këtë rast është Patriot Morina.

Morina, i cili njihet me nofkën “Patro” u arrestua nga Policia, gjatë ditës së premte.

Sipas burimeve të Sinjalit, edhe në ditën kur iu vunë prangat, i riu u kap me substancë narkotike.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Stacion Policor, ku është intervistuar nga hetuesit.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi që posedon drogë mund të dënohet me burgim deri në 8 vjet.

“Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

/GazetaSinjali/