image Konfiskohet rreth 1 kg drogë në Prizren, i dyshuari në arrati

Siguri

Konfiskohet rreth 1 kg drogë në Prizren, i dyshuari në arrati

news image

Njësia anti-drogë e Policisë së Kosovës sot ka kryer operacione në disa rajone të vendit. Gazeta Sinjali mëson se në Prizren janë konfiskuar rreth 1 kg substancë narkotike e llojit marihuanë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se kjo sasi e marihuanës është gjetur në lagjen “Durmish Asllan”, në Prizren.

Këto burime kanë bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast ndodhet në arrati./GazetaSinjali/