image Pas Kane edhe një tjetër futbollistë startues largohet nga Tottenhami

Futboll

Pas Kane edhe një tjetër futbollistë startues largohet nga Tottenhami

news image

Duke ndjekur dëshirën e bashkëlojtarit Harry Kane për t’u larguar, mesfushori Tanguy Ndomebele i ka thënë presidentit Daniel Levy që gjithashtu dëshiron të largohet.

Kjo sipas “Football Insider’’, që raporton se francezi është i gatshëm për lëvizjen e re, pas vetëm dy viteve kur arriti nga Lyon,.

Thuhet se Ndombele nuk është në planet e Nuno Espirito Santos dhe dëshiron largimin para se të mbyllet afati veror me 31 gusht.

Ndërkohë, Tottenham tashmë ka nisur të kërkojë skuadër, por nuk dihet nëse do realizohet.

Skuadra londineze nuk do lejojë huazimin vetëm shitje, edhe pse momentalisht nuk ka asnjë ofertë zyrtare. /Gazeta Sinjali Sporti/