Holanda, Irlanda, Belgjika dhe Çekia janë bërë vendet e fundit që kanë dëbuar zyrtarë rusë.
Irlanda u ka kërkuar katër zyrtarëve të lartë të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të “aktiviteteve” të tyre që nuk janë “në përputhje me standardet ndërkombëtare të sjelljes diplomatike”.
Në Belgjikë, 21 diplomatë rusë janë dëbuar për spiunim dhe postim të kërcënimeve ndaj sigurisë.
Grupi punoi në ambasadën e Moskës në Bruksel dhe konsullatën në Antwerp.
Ata ishin të gjithë të akredituar si diplomatë, por po punonin në operacione spiunazhi dhe ndikimi, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Belgjikës, shkruan skynews.
Gjithsej 17 agjentë të inteligjencës ruse janë larguar gjithashtu nga Holanda.
Republika Çeke ka dëbuar një anëtar të stafit të ambasadës ruse në Pragë, duke i dhënë atyre vetëm 72 orë kohë për t’u larguar nga vendi.