Pas fitores së mbrëmshme kundër Kosovës, e cila ua siguroi kualifikimin për në evropianin “Euro 2020”, futbollistët çekë kanë veshur fanella në të cilat Kosova është e vendosur në hartën e Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky veprim është i pakuptimtë, pasi Kosova është njohur nga Çekia pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.
Përkundër pritjes së mirë e cila u është bërë në Kosovë, çekët nuk e kanë bërë të njëjtën mbrëmë. Përveç këtij skandali, para ndeshjes huliganët çekë të maskuar kanë sulmuar disa tifozë të Kosovës.
Çekia do të jetë në mesin e 24 ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Kombëtarja e Çekisë e moshti Kosovës me rezultatin 2:1, në një ndeshje ku gjendeshin në disavantazh. /Gazeta Sinjali/