image Pas dy rasteve të para me Covid-19 në Skënderaj, futet në karantinë një pjesë e lagjes 'Thaçi' në Burojë - Sinjali

Vendim/ Pas dy rasteve të para me Covid-19 në Skënderaj, futet në karantinë një pjesë e lagjes ‘Thaçi’ në Burojë

news image

Pas shfaqjes së dy rasteve të para të infektuar me virusin Covid-19 në Komunën e Skënderajt është marrë vendim që të futet në karantinë një pjesë e lagjes “Thaçi”.

Shtabi Emergjent i Kryesuar nga kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, në takimin e mbajtur me datë 12.04.2020, ka marrë vendim që të futet në karantinë një pjesë e lagjes “Thaçi”.

Rruga e cila do të futet në karantinë ëshë nga ana e majtë të vendbanimit gjatë rrugës Skenderaj- Klinë, fshati Burojë, rruga “Mulla Ilaz Broja” dhe rruga “Man Hajdini”.

“Po ashtu me vendim të shtabit emergjent mbyllen dy marketet dhe pompa e derivateve të naftës në Burojë, Rr. “Mulla Ilaz Broja”, deri në një vendim tjetër pasi të bëhen testet dhe të dalin rezultatet e punëtorëve dhe pronarëve të këtyre bizneseve”, thuhet në vendimin e tyre.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim me IKSHP-në janë duke bërë identifikim e personave të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarve me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Skenderajt bën apel për të gjithë qytetarët e komunës që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKSHP-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë nga shtëpitë e tyre”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: