image Pas denoncimit të Gazetës Sinjali, “Albi Mall” eviton aktin mashtrues ndaj konsumatorëve

Kosovë

Mashtrimet/ Pas denoncimit të Gazetës Sinjali, “Albi Mall” eviton aktin mashtrues ndaj konsumatorëve

news image

Raportimi i Gazetës Sinjali lidhur me mashtrimet ndaj konsumatorëve nga “Albi Market” që ndodhet afër ndërtesës së Postës kryesore në Prishtinë,ka dhënë efektin në praktikë.

Drejtuesit e këtij marketi që reklamonin produkte me origjinë të rrejshme të prodhimit, pas denoncimit publik,  kanë korrigjuar “gabimin”, shkruan Gazeta Sinjali.

Produktit të majonezit nga Maqedonia i cili reklamohej si produkt i shtetit zviceran me flamurin e Zvicres, tashmë i është vendosur etiketa e vendit real të  origjinës, Maqedonisë, raporton Gazeta Sinjali mbështetur në dëshmitë e sinjalizuesit i cili e ka denoncuar këtë mashtrim.

Në vijim janë fotografitë para dhe pas raportimit.

Para
Pas

Kjo nuk është hera e parë që marketet në Kosovë, luajnë me qytetarët duke i mashtruar ata në mënyrë të paskrupullt, me qëllim të përfitimit.

Ata reklamojnë produkte të standardeve evropiane ndërkohë që në vend të tyre shesin me çmim më të lirë produkte të rajonit që lënë shumë për të dëshiruar për nga cilësia krahasuar me vendet e zhvilluara ekonomikisht.   

Dukuria e mashtrimit me çmime e produkte të rrejshme për nga vendi i origjinës është mjaft e pranishme në vendin tonë edhe për faktin se autoritetet shtetërore po e lejojnë këtë gjendje nuk po bëjnë sa duhet për gjobitjen e pronarëve të këtyre kompanive.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, mashtrimi hyn në kategorinë e veprave penale. /Gazeta Sinjali/