Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga veriu i vendit kanë vendosur sot që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës dhe t’i vendosin kushte Qeverisë së Kosovës, që gjithçka të kthehet në gjendjen e mëparshme.
Takimi në Zveçan ku u mor ky vendim u pasua me vendosjen e flamujve të rinj në gjithë veriun e Kosovës.
Sot, pak pasi është marrë vendimi për largim nga institucionet në Zveçan, janë ngjitur postera. Flamujt serbë me mbishkrimin “Kjo është Serbia” , dhe gjithnjë e më shumë flamuj varen mbi rrugë, në gazeta, dyqane dhe objekte të tjera.
E njëjta situatë është edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, ku kalimtarët e qytetit shpërndajnë flamuj, raporton KoSSev.