image Pas arrestimit të Jakup Krasniqit, Prishtina pushtohet nga veturat e EULEX-it

Kosovë

Pas arrestimit të Jakup Krasniqit, Prishtina pushtohet nga veturat e EULEX-it

news image

Pas më shumë se nëntë orëve bastisje, pjesëtarët e EULEX-it kanë nxjerrë nga shtëpia e tij, ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Avokati i ish-kryeparlamentarit, Valon Hasani konfirmoi që Krasniqi tashmë është nisur për në Hagë dhe se shumë shpejt do të dihet edhe dita e seancës.

Po ashtu është bërë e ditur që edhe shtëpia e Krasniqit në fshat është bastisur.

Ndërkohë në momentin kur Jakup Krasniqi është futur në njërën nga veturat e EULEX-t, në kryeqytet janë parë edhe vetura të tjera të këtij misioni ndërkombëtar që po kryen e urdhrat e Gjykatës Speciale. /Gazeta Sinjali/